“Qeveria nuk zgjidh asgjë me gjoba”, Eksperti Gjokutaj: Paketa fiskale e trajtuar përciptazi

Teksa ende qeveria nuk ka bërë publike paketën fiskale, kanë dalë disa nga pikat që mund të trajtohen si heqja e akcizës së hirrës së qumështit, unifikimin e akcizës së birrës, 10 fishim të gjobave kundër informalitetit ndaj biznesit etj. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thekson se kjo paketë është trajtuar përciptazi.

Qeveria nuk parashikon ndryshime thelbësore nga paketa e fundit fiskale, por zgjidhjen e situatës ekonomike e shikon te shtimi i penaliteteve ndaj subjekteve tatimore. Në paketën fiskale të parashikuar për 2023 në disa nga pikat e draftit planifikohet 10 fishimi i gjobave ndaj bizneseve kundër informalitetit.

Por për ekspertin e Ekonomisë Eduart Gjokutaj nuk do të ndikojnë në minimizim të evazionit.

Eduart Gjokutaj: Gjobat që parashikohen nuk ulin informalitetin sepse e dëshmon e kaluara. Pavarësisht se kanë ndikim korigjues apo parandalues.

Për Gjokutajn, kjo paketë fiskale nuk është trajtuar me imtësi por tregon përcektësi. Tatimi mbi të ardhurat duhet të ishte një nga pikat kryesore për këtë paketë.

Eduart Gjokutaj: Tatimi mbi të ardhurat personale duhet trajtuar sepse është thënë që do të trajtohej në kohë të dytë bashkë me profesionet e lira, dhe është e udhës që të diskutohet që tani. Paketa Fiskale duhet t’i mëshoj, jo taksimit të punës, por taksimit të kapitaleve dhe në retrosprektive të pasurisë së krijuar. Shërben si vetting të paranisur për gjithë individët që tregohet që janë pasuruar në forma të ndryshme dhe përkon me nisma si amnistia fiskale apo nisma të tjera.

Gjokutaj theksoi se heqja e akcizës së hirrës së qumësht do të shërbej si korrigjim i politikave të gabuara në bujqësi nga viti i kaluar dhe se pjesë të tjera të pikave të raportuara deri më tani të paketës fiskale  nuk ngrenë interes.

EMISIONET