Qeveria merr hua për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, shinat do të shkojnë edhe në Rinas

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e huas me bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, për financimin e rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës.
Në marrëveshje është miratuar edhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
“Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me ligjin nr.29/2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.” – thuhet në vendim.

