Qeveri merr 1 mln euro grant nga Agjencia Franceze për të furnizuar me ujë Durrësin

Qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen e së financimit, ndërmjet këshillit të ministrave dhe agjencisë franceze të zhvillimit për financimin e furnizimit me ujë i qytetit të Durrësit.
Ky projekt do të ketë një grant, në shumën 1 000 000 (një milion) euro, nga ana e Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (përfituesi) dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (Agjencia), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i qytetit të Durrësit”, me një grant, në shumën 1 000 000 (një milion) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.

