“QETËSOHET GRIPI”/ Pediatrja: Fluksi në rënie krahasuar me muajin shkurt

Numri i rasteve të gripit dhe virozave është në rënie në të gjithë vendin. Mjekët pediatër shpehen se dhe fëmijët janë më të qetë e paraqiten më pak për vizita. Megjithatë, prindërve u kërkohet të jenë të kujdesshëm kur fëmijët e tyre përjetojnë simptoma si kollë apo temperaturë

Fundjava e fundit e muajit ka shënuar rënie të rasteve me grip apo viroza pothuajse në të gjithë vendin.

Pediatrja Valbona Shahinaj thotë se fluksi nuk është më i njëjtë me numrin e fëmijëve që kërkonin ndihmë përgjatë janarit dhe shkurtit

Për mjeken grupmoshat më problematike janë kopshti dhe çerdhja.

Sipas mjekes prindërit duhet të kenë kujdes kur fëmijët e tyre kanë kollë ndërsa rekomandon se është e rëndësishme që në rast nevoje t’u drejtohen për konsultë mjekëve të familjes.

EMISIONET