Qeraxhiu: Korrupsioni dhe abuzimet, plaga më e madhe në arsimin shqiptar
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 18:42

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Migen Qeraxhiu nga Qëndresa Qytetare, denoncoi korrupsionin dhe abuzimet në sistemin arsimor si një nga problemet kryesore që po dëmtojnë arsimin.
Qeraxhiu solli si shembuj të këtyre abuzimeve rastin e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u arrestuan pesë persona për abuzime të parave të studentëve si një dëshmi e qartë e fenomeneve të mitmarrjes.

