Qendër shëndetësore po, mjek jo! Fshati Dërsnik në Korçë pa mjekë, banorët: Janë shtuar kostot!

Fshati Dërsnik në Korçë nuk ka mjekë. Banorët thonë se prej së paku 5 vitesh ata detyrohen që të udhëtojnë drejt Korçës për të marrë çdo shërbim shëndetësor, ndërsa kërkesat e tyre të  herëpashershme kanë rënë në vesh të shurdhër.

Dhjetëra banorë të fshatit Dërsnik të Korçës nuk kanë një mjek.

Ndryshe nga shumë fshatra të tjerë ku mungon godina e qendrës shëndetësore, në këtë fshat godina ekziston, por jo mjeku.

“Kemi një 5-6 vjet kështu.”

Të gjendur në këtë kushte ata detyrohen të udhëtojnë më shumë se 15 kilometra për të arritur mjekun më të afërt që është në Korçë.

“Shumë e vështirë është, por çfarë të bëjmë. Detyrohemi të shkojmë në Korçë sepse jemi të detyruar.”

Thonë se mungesa e mjekut është mjaft shqetësuese për ta, ndërsa edhe kostot e shërimit janë shtuar disa fish.

“Kemi bërë shumë kërkesa, por asgjë. Thonë do të vijnë, por asgjë. Shumë e vështirë për këtë fshat për një mjek.”

Edhe pse kanë kërkuar disa herë nga institucionet për një mjek, prej vitesh banorët hasen mes këtyre vështirësive të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje.

EMISIONET