Qemal Minxhozi, "Qytetar nderi" i Lezhës

Ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozit, iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Lezhës.
Vlërësimi për Minxhozin erdhi për promovimin e resurseve dhe vlerave turistike në nivel kombëtar të Lezhës, ndërsa në cerominë e organizuar me këtë rast ishin të pranishem përsonalitete nga Shqipëria dhe Kosova të cilët vlerësuan kontributin e ish-ambasadorit në fushen diplomatike.
Mes emocionesh, Qemal Minxhozi shprehu falenderimet e tij për vlerësimin me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës.
Qemal Minxhozi ka mbajtur për 10-vite postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, ndërsa më heret ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

