Qelben rrugët e prishura në Tiranë, Banorët: Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, nuk është ndërhyrë

Prej vitesh banorët e rrugës “Bedri Karapici” në lagjen e Kombinatit janë në pritje të merren masa për rregullimin e saj. Por teksa rruga ka degraduar në gropa me ujë e erë të rëndë banorët ngrenë alarmin për situatën e krijuar.

Kjo është rruga “Bedri Karapici” në lagjen e Kombinatit.

Duke qenë i vetmi drejtim që të lidh me rrugën kryesore, banorët janë të detyruar të kalojnë këtu çdo ditë.

Balta është përhapur kudo dhe era e rëndë sipas banorëve është ë padurueshme, prandaj kërkojnë zgjidhje.

Të moshuarit janë ata që hasin më tepër vështirësi.

“Shih dhe shkruaj. Ne shkojmë atje për tregun dhe është shumë shqetësuese. Këtu janë kazanët dhe ne vijnë qysh andej për të hedhur mbeturinat.”

Në krah të rrugës “Bedri Karapici” edhe tjetra, “Mustafa Haska” e cila të lidh me tregun e fruta-perimeve është e dëmtuar.

“Kjo nuk është normale. Ka rënë shi dhe pluhuri është sërish prezent.”

Nuk është vënë dorë prej vitesh.

“Kështu e mbaj mend, asnjë ndryshim.”

Banorët shprehen se u është premtuar shumë herë rregullimi i saj teksa prej dy vitesh justifikim është bërë ndërtimi i këtij pallati përgjatë rrugës.

EMISIONET