Kukës, 17-vjeçare në bagazh makine, vajza minore tentoi të futet në Shqipëri në mënyrë ilegale

Një 17-vjeçare, tentoi të futet në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Qafë Prushit e fshehur në bagazhin e një makine. Drejtuesi i automjetit përfundoi në pranga, ndërsa vajza dhe bashkëmoshatar nga Kosova do të hetohen në gjendje të lirë.

Një 17-vjeçare ishte fshehur në bagazhin e një makine në tentativë për të hyrë ilegalisht nga Kosova në Shqipëri, përmes pikës kufitare të Qafë Prushit.

Automjeti brenda të cilit u gjet minorenia, drejtohej nga një 23-vjeçar, rezident në Londër, I cili u vu në pranga në kushtet e flagrancës.

Ndërsa një 17-vjeçar, banues në Kosovë, që udhëtonte si pasagjer në mjet u vu nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Dy djemtë akuzohen për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", ndërsa vajza e mitur për "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Për këtë ajo do të hetohet në gjendje të lirë.

Siç njofton policia e Kukësit e mitura e fshehur në bagazhin e makinës u zbulua gjatë kontrollit në vijën e dytë autoritetet doganor në Qafë Prush.

Mjeti ku ajo udhëtonte ishte përzgjedhur për kontroll të hollësishëm, çka evidentoi tentativën e pazakontë për të kaluar kufirin.

Hetimet për rastin do të vijojnë nga prokuroria e Kukësit, ndërsa 23-vjeçari i arrestuar në vijim pritet të përballet me akuzat në Gjykatë.

EMISIONET