Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2025, 11:49

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në Lezhë.
Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales, ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në akset kryesore rrugore gjatë kësaj fundjave.
Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin nacional Milot-Lezhë dhe në rrugen e Shëngjinit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të madh.
Rrugët e ngushta dhe infrastruktura e kufizuar vijojnë të jenë problemet kryesore për qarkullimin e automjeteve në këtë zonë gjatë sezonit veror.

