Punëtori humbi jetën nga korrenti, lirohet administratori i kompanisë së internetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 13:51

Administratori i kompanisë së internetit, ku humbi jetën gjatë punës 34-vjeçari Aurel Dedaj në fshatin Sheshaj të Mirditës do të hetohet me masen e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Gjykata e Lezhës pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi të lirojë nga qelia, 34-vjeçarin Fation Reçi, i cili u arrestua të hënën, 11 korrik, pasi gjatë punës një punëtor i kompanisë së tij ra në kontakt me energjinë elektrike e për pasoje gjeti vdekjen.

