Pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur në Shijak

Ora News, ka mësuar se groposja e pulave nga gripi i shpendëve është bërë në Shijak.

Paralajmërimin se groposja e pulave do të bëhet në Shijak, e tha pak më parë edhe Deputeti, Agron Duka në një intervistë për RTV Ora.

"Kemi rënë dakord me bashkinë e Shijakut që nëse respektohen rregullat e caktuara, por rruga më e mirë do të ishte incenerimi" tha Duka.

Ndërkohë zv.ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci,pak minuta më parë njoftoi se pulat janë groposur, por nuk tregoi vendin se ku.

Sakaq Ora News, ka siguruar dhe pamjet teksa bëhet groposja e 300 mijë pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve.

Pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur në Shijak

Pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur në Shijak

 

EMISIONET