''Pse s'më hap rrugën'', plagosja në Korçë për motive banale. Të rinjtë ishin të dehur

Detaje të reja zbardhen për ngjarjen e sotme në qytetin e Korçës.

Disa të rinj, të cilët dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur janë përfshirë në sherr në një lokal, ndërsa në sherr e sipër mes tyre është përdorur edhe arma e zjarrit.

33-vjeçari , i cili është qëlluar me armë në këmbë është Igli Hoti, ndërsa personi tjetër që ka marrë lëndime është Artan Qershori, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Të rinjë dyshohet se kanë qenë të dehur, dhe janë zënë për motive banale "pse sme hap rrugën" ne dalje te lokalit. Jane takuar me pas dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armës.

EMISIONET