PS merr edhe bashkinë Patos në Fier, por ka rënie nga 2017

Partia Socialiste ka arritur të mbajë bashkinë Patos edhe në këto zgjedhje por me një rënie nga 2017. Në përfundim të numërimit të votave në këtë bashki, përkatësisht, KZAZ me nr 60, rezultati është si më poshtë.
PS -7707 vota
PD- 5112 vota
LSI -1005
Shikoni rezultatin në 2017
Në qarkun Fier ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe për bashkinë e Mallakastrës dhe Roskovecit me fitore të PS.
Numërimi i votave ka përfunduar dhe në KZAZ nr. 57 Fier që përfshin njësitë administrative Frakull, Levan , Cakran, Portëz.
Ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit në KZAZ nr. 59 ku po numërohen votat e katër rajoneve të qytetit dhe të KZAZ nr. 58 ku po numërohen votat e njësive administrative Libofshë, QendëR, Topojë, Dërmënas, Mbrostar.
