Prova e Matematikës/ 30 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të maturës. Procesi komprometohet

Rreth 30 mijë maturantë iu nënshtruan të martën provimit të matematikës! Testi zgjati 2 orë e 30 minuta, ndësa teza e provimit doli 21 minuta pas nisjes së tij! Në përfundim të procesit nxënësit deklaruan se teza ishte e nivelit mesatar, ndërsa janë të dyzuar për të ardhmen e tyre!

Ankthi i provimit të maturës në matematikë u hoq me valle në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë!

Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin nisën provimin në orën 10:00!

21 minuta më vonë testimi u kompromentua, kur në rrjetet sociale doli teza e provimit.

Pak minuta më vonë ajo u zgjidh dhe u hodh përsëri në rrjetet sociale, një praktikë kjo prezente në çdo provim vitet e fundit në vendin tonë!

Pas 2 orësh e 30 minutash, koha e provimit mbaroi dhe teza u dorëzua!

Maturantët e “Qemal Stafës” thanë se provimi nuk ishte i vështirë!

“Ishte i arritshëm për të gjitha nivelet e nxënësve dhe mënyra se si ishin ndarë ushtrimet, i përkisnin secilit nivel. Kështu që një nxënës i mirë do të qëndrojë tek notat e tij. dhe një nxënës tjetër qëndron tek niveli tjetër. Tani, unë pretendoj për dhjetë, edhe për faktin se gjithmonë kam qenë mirë në matematikë, edhe provimin arrita ta realizoj të gjithin”, u shpreh maturanti.  

Ata deklaruan se nuk kishin asnjë mundësi për kopje pasi kontrollet ishin të rrepta.

“Po, po, ishin shumë të rrepta kontrollet. Asnjë mundësi komunikimi, fare, zero. Administratorët ishin perfektë. Edhe pak nga presioni i kamerave. Por mendoj se provimi nuk ishte shumë i vështirë”, tha një prej maturantëve. 

Të dyzuar janë për të ardhmen e tyre.

“Edhe kjo mbetet për t’u diskutuar, kështu që mbasi të japim provimin e katërt atëherë do të diskutojmë edhe planet për të ardhmen. Në fakt, edhe me bashkëmoshatarët e mi, ne flasim shpesh, edhe mundësia e të studiuarit jashtë është diçka që vlen”, u shpreh maturanti.

Maturantët në vendin tonë tanimë kanë edhe provimin me zgjedhje që do e japin me datën 19 qershor, ndërsa përgatiten për aplikimet në Universitet!

matura shteterore 2023 isa myzyraj

EMISIONET