Protestuesit e arrestuar përballen me 6 akuza, Noka thirrje Ramës: Ndalo lojërat me demokratët, pengun merre në Surrel

Deputeti Flamur Noka së bashku me kolegë të tij të rreshtuar në krah të Berishës i bëri thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve.

Duke folur para komisariatit numër 1, Noka apeloi Ramën që pengun e tij Basha ta marrë në Surrel por shtëpia e demokratëve do tu kthehet atyre.

Flamur Noka: Edi Rama i vendosur për të emëruar dhe opozitën bëri dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbajtur aty i burgosur në bunkerin qëe kanë krijuar së bashku dhe demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë dhe nuk duhen lejuar të hyjnë te shtëpia e lirisë. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë pas hekurave të komisariti 1 dhe të tjerë në komisariate të tjera. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithçka për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Nuk ka regjim, Edi Ramë apo peng të tij që mund ti ndalë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre dhe tu marrë përdhunshëm shtëpinë e tyre. Edi Rama tentoi të tregojë se është dhe kryeministër dhe kryetar i opozitës, kjo nuk ka për të ndodhur. I bëj thirrje të ndalojë lojërat duke arrestuar demokratët që tentuan të hyjnë në shtëpinë e tyre. Nuk kanë bërë asnjë faj. Nuk quhet faj pse hyjnë në shtëpinë e tyre duke thyer dyer e dritare. Në Shqipëri nuk mund të ketë opozitë të emëruar. Pengun ta marrë në Surrel por shtëpia e demokratëve do tu kthehet demokratëve.

Noka tha se protestuesit përballen me 6 akuza.

Noka: Nuk mbaj mend në gjithë këto vite të kem parë dhe lexuar 6 akuza për një njeri, qoftë dhe vrasësi më i madh. Sot demokratët që janë mbyllur pas hekurave me dhunë dhe terror kanë 6 akuza në kurriz. Pse, sepse i prishën terezinë pengut të regjimit se pengu ju qa regjimit. 6 akuza. Kemi parë në këto vite arrestime dhe gjyqe dhe të vrasësve serialë dhe terroristëve por jo 6 akuza.

Deputeti demokrat tha se do të kallëzojnë penalisht personat që dhunuan protestuesit te selia e PD.

Noka: Pa as më të voglin diskutim. Banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun së bashku me gardistët. Nuk ndodh asgjekundi. Pse shteti arreston dhe burgos demokratët e lirë dhe nuk hyri të kontrollë dhe arrestojë banda dhe persona të armatosur brenda selisë? Nuk do ja dalin. Asgjë nuk do të na ndalë për të kthyer PD nga bunker në shtëpi lirie si ka qenë dikur.

EMISIONET