Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Protestat në vendet anëtare të NATO-s i shërbejnë Rusisë

Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Protestat në vendet anëtare të

Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh nga Brukseli në lidhje me protestat e qytetarëve në vend kundër rritjes së çmimeve në vend që po zhvillohen prej 6 ditësh.

Në një komunikime live me qytetarët Rama shprehet se Brukseli po i ndjekë me shqetësim protestat në Tiranë ndërkohë sipas tij në mesazhin që i ka ardhur thuhet se i protesta i shërben Rusisë e cila që prej 24 shkurtit ka sulmuar Ukrainën. 

Edi Rama: Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave, është legjitime t'i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati defakto në luftë me Rusinë. Kjo ka sjellë telashe, vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s. 

EMISIONET