Protesta e blegtorëve, Malaj dhe Salla ftojnë përfaqësuesit në takim në Ministrinë e Bujqësisë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kanë ftuar një përfaqësi të protestuesve për një takim në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, në përpjekje për të adresuar shqetësimet e ngritura nga sektori i blegtorisë.

Përfaqësuesit e blegtorëve, të cilët po zhvillojnë protestë, u futën në takim me dy ministrat, ku pritet të diskutojnë mbi kërkesat e tyre dhe problematikat që lidhen me aktivitetin e tyre ekonomik.

Takimi vjen në një moment tensioni mes blegtorëve dhe institucioneve, ndërsa pritet të shihet nëse dialogu do të sjellë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre.

EMISIONET