Pronarë të basteve sportive/ Arrestohen në Berat 3 persona, një prej tyre me dr*gë dhe municione në banesë

Prokuroria Berat ka nisur procedimet në gjendje të lirë për tre shtetas, E. Ç., 20 vjeç, A. K, 21 vjeç dhe E. M, 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprat penale posedim i lëndëve narkotike Kanabis, posedim të municioneve, fishekë, dhe pronarë të faqeve online për vënien e basteve sportive.
Gjithashtu në Berat u arrrestua në flagrancë R. N, 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur me forcë një dyqan celularësh.
Në Kuçovë nisën hetimet për shtetasit A. T, 25 vjeç dhe S. V, 26 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë rrahur me grushte 2 shtetas, dhe iu kanë dëmtuar automjetet.
Ndërsa në Poliçan nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi kishte ndërtuar pa leje.
NJOFTIMI:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Ç., 20 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe E. M., 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi 20-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi e vogël Cannabisi, 21-vjeçarit iu gjetën në banesë, disa fishekë, ndërsa në celularët e të treve, u gjetën faqe online aktive për vënie bastesh sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, fishekët dhe 3 celularët.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 29 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje, disa celularë, në një dyqan.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T.(M.), 25 vjeç dhe S. V.(B.), 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas, dhe iu kanë dëmtuar automjetet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

