Prokuroria kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 4 vite për avokatin Aldo Tabaku

Prokuroria kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren Enkelejda

Prokuroria e posaçme kërkoi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha e arrestuar disa muaj më parë për lirimet e paligjshme nga burgjet.

Katër vjet heqje lirie kërkoi organi i akuzës edhe për avokatin Aldo Tabaku, i akuzuar si bashkëpunëtor në lirimet nga burgjet me gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Kjo e fundit ndodhet në burg bashkë me 9 të pandehur të tjerë, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Edhe për të akuzuarit e tjerë Prokuroria kërkoi dënime nga 2 deri e 9 muaj burg por të gjithë përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykim të shkurtuar.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të këtij viti, bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokatin Aldo Tabakun, sekretaren Manuela Mallkuçin, dhe shtetasit Gazmir Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi.

Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt shumave të ryshfetit.

EMISIONET