Prokuroria e Pukës po përgatit urdhërarrestin për biznesmenin italian Davide Pecorelli

Prokuroria e Pukës po shikon mundësinë e nxjerjes së një urdhër- arresti për italianin Davide Pecorelli, i cili momentalisht ndodhet në Itali.

Në rrugë zyrtare, prokurorët i kanë kërkuar me anën e një letërporosie deklarimet që Davide Pecorelli ka dhënë në policinë italiane për të kryer verifikimet e personave të tjerë në Shqipëri.

Shtetasi italian deri në këtë fazë të hetimit dyshohet si autor i veprës penale të “Shkatërimit të pronës me zjarr” dhe “Dëmtim me dashje të varreve”.

Për këto dy vepra, po shikohet mundësia që në ditët në vijim, të nxirret një mandat arresti, ku ti kërkohet autoriteteve italiane prangosja e Pecorellit.

Vetë ky i fundit në daljet publike para mediave italiane ka pranuar se ka kryer vepra penale në Shqipëri.

Prokuroria e Pukës po përgatit urdhërarrestin për

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se Giuseppe Mundo, është emri i plotë që ka përdorur Davide Pecorelli si identitet të rremë për tu fshehur në Itali pas mbërritjes atje nga Shqipëria ndërkohë që ishte shpallur i zhdukur prej 9 muajsh në dy vendet.

Me këtë identitet, biznesmeni 47-vjeçar ishte prezantuar si gjeolog në ishullin Giglio, ku u gjet pasi gomonia që kishte marrë me qira pësoi defekt duke rrezikuar mbytjen.

Mediat italiane raportojnë se biznesmeni që ishte shpallur i zhdukur që prej janarit të këtij viti, ka qëndruar në qytetin e Vlorës deri në datën 12 shtator 2021.

Sipas dëshmitarëve nga qyteti i Vlorës, Davide Pecorelli, është parë në këtë restorant dhe plazhin pranë tij sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë, që nga muaji mars i vitit 2021.

Ai njihej nga banorët e zonës si njeri i qetë dhe i apasionuar pas futbollit, ndërsa ishte prezantuar me emrin Kristiano.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Davide Pecorelli nuk ka shfaqur asnjë sjellje të pazakontë, duke frekuentuar plazhin pasi konsumonte mëngjesin, ndërkohë që në drekë dhe në mbrëmje ulej me miq që i kishte njohur pas mbërritjes në këtë qytet.

Sipas policisë, që prej vitit 2020 Pecorelli kishte hapur një biznes në lagjen "Pavarësia" të Vlorës në fushën e shërbimeve dhe tregtimit të produkteve për sallonet e bukurisë.

Prokuroria e Pukës po përgatit urdhërarrestin për

EMISIONET