Prokurori i pronave në Vlorë, Albert Kuliçaj kalon me sukses “Vettingun”
Ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në “Vetting”, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçaj.
Vendimi për konfirmimin në detyrë të Kuliçaj është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit, duke sjellë që treshja gjykues e përberë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komicin, të vendosi të lerë në detyrë prokurorin.
Kuliçaj, u përball në Vetting me disa kontestime për sa i përkët dy banesave në Tropojë, që ishin në pronësi të babait të tij. Por pas dhënies së argumentave bindës nga prokurori, KPK-ja vendosi paraditen e sotme ta konfirmojë në detyrë.
Albert Kuliçaj, ka filluar punë si prokuror pas përfundimit të shkollës së Magjistraturës. Ku fillimisht, ai ka shërbyen si prokuror në shtazh pranë prokurorisë së Tiranës dhe më pas është transferuar me detyrë në prokurorinë e Vlorës.
Gjatë ushtrimit të detyrës në këtë prokurori, Kuliçaj ka hetuar më tepër abuzimet me pronat në qarkun e Vlorës, kryesisht në zonën e plazhit të karaburunit, Rradhimës dhe atij të Zvërnecit.
Gjithashtu Kuliçaj është prokurori që ka marë të pandehur ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.
Së fundi, pak kohë më parë Kuliçaj mori të pandehur 9 zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë, për abuzimet me pronat në fshatin Gjilekë të Dhërmiut.


