Projektligji i Akademisë së Shkencave/ Fuga: Mu mohua e drejta për tu dëgjuar në komisionin parlamentar
Në një intervistë për RTV Ora, akademiku Artan Fuga u shpreh se e kishte imagjinuar që një deputet të formulonte që të kishte një dëgjesë publike pa dëgjesë për ligjin e Akademisë së Shkencave.
Ai tha se pika e parë ë projektligjit ka të bëjë që çdo anëtar që të kandidojë më shumë se një mandat radhazi, kur ligji aktual e ndalon një gjë të tillë.
Fuga: Nuk e kisha imagjinuar që një deputet të formulonte që të kishte një dëgjesë publike pa dëgjesë. Kjo nuk ka sens. Dëgjesa publike është e rregulluar dhe e detyruar nga ligji. Pa të nuk mund të shkojë në kuvend asnjë projekt ligj. Dëgjoj që autori i projektligjit Petro Koçi, kishte një kundërshti për të bërë një dëgjesë pa dëgjim. Pika e parë ë projektligjit ka të bëjë që çdo anëtar që të kandidojë më shumë se një mandat radhazi, kur ligji aktual e ndalon një gjë të tillë. Ndërkohë kërkohet që kryetari i Akademisë të kandidojë edhe përtej 75 vjeç.
ASA është një çështje tjetër, që nuk dua ta përvetësoj. Sigurisht që mbështes akademikët atje, por unë e kam parë në një drejtim tjetër, por bëj kujdes të mos shpërndahem tek të gjitha kauzat. Jam shprehur për këtë rast nga pozita e Akademisë. Për mua ky model i Akademisë duke i futur brenda vetes këto njëri, është në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.