Projekti i dhëndrit të Trump në Sazan, Goci: Është si me të ra damllaja në kokë

Pedagogu, Ervin Goci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh për investimin e dhëndrit të ish presidentit amerikan Trump në ishullin e Sazanit që është si me të ra damllaja në kokë.

Goci: Këtu kemi një situatë ku është si me të ra damllaja në kokë.

Del një ditë të bukur hap rrjetet sociale dhe shikon që dhëndri i ish presidentit amerikan ka vendosur që të bëjë një investim në një pjesë të territorit të Shqipërisë.

Ku zona në fjalë nuk dihet nëse ka dal nga kjo zona e përhapjes së ushtrisë.

Kemi arrit në pikën ku as kryeministri nuk ka më mundësi të bëjë më propagandë me projektet e veta, sepse ja bën dikush që e ka kap nga fyti mesa kuptohet.

Ti e kupton që ky (kryeministri) është një zar, ska asnjë gjë në dorë.

Ty të del projekti në rrjetin social të një njeriu që nuk ka lidhje me Shqipërinë.

EMISIONET