Projekt me vlerë 268 milionë lekë por, Lazarati pa ujë

Në vitin 2020 kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka premtuar se brenda 12 muajsh në Lazarat do të ketë ujë 24 orë.

"Çdo banor i fshatit, çdo familje do të ketë ujë 24 orë , ujë të standarteve të BE."

Por kur kanë kaluar dy vite nga nisja e projektit me vlerë 268 milionë lekë, situata është edhe më probematike.

3500 banoret e zonës prej 10 ditësh nuk kanë ujë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Vjet e bënë, vajti një vit, nuk kemi pikë uji. Paratë i kanë marrë, janë paguar."

Më parë furnizohesh në rreth 30 minuta, por tashmë çezmat janë tharë. Të vetmen shpresë kanë burimin në qendër të fshatit dhe lumin ku shkojnë e mbushin me mjete çisternat.

"Kush e di se sa miliona lekë janë shpenzuar dhe Lazarati nuk ka ujë."

Megjithatë nga projekti kanë mundur të shohin investimet e para atë të instalimit të sahatëve, të cilët duket se edhe për disa kohë do të jenë vetëm dekorativ.

EMISIONET