"Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!" Meta nga ferma: Të mbështesim ushqimet vendase

"Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!" Meta nga ferma: Të

"Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!" Kjo ka qenë thirrja që ka bërë presidenti i republikës, Ilir Meta përmes faqes së tij në Facebook-ut ditën e sotme.

 Meta shkruan se në ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, ai ishte në fermën “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio.

Meta shton se në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.

Meta: Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, vizituam sot fermën “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio, për të theksuar rëndësinë e prodhimit dhe të ushqyerit në mënyrë të qëndrueshme, që do të mundësonte një jetë të shëndetshme, si dhe do të prezantonte denjësisht vlerat e produkteve bio "Made in Albania" para turistëve të huaj, duke nxjerrë edhe më në pah vlerat tërheqëse të agro-turizmit shqiptar.

Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona. Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare. Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

EMISIONET