Prodhimet po u shkojnë dëm, në fshatrat e Fierit nuk ka ujë për vaditje

Që tokat të japin prodhime vaditja e tyre është kusht i domosdoshëm sezonin e verës ku temepraturat shkojnë në ekstrem dhe reshjet janë të pakëta. Por në fshatrat e Fierit dhjetëra hektarë tokë e mbjellë po shkon dëm, pasi mungon uji për vaditje ndërsa fermerët bëjnë fajtor institucionet për mungesën e investimeve në kanale.

Fermerët e zonave të Grecallisë dhe Daullasit prej vitesh vuajnë mungesën e ujit për vaditjen e tokave bujqësore. Janë qindra hektarë tokë të mbjella me kultura bujqësore të cilat po shkojnë drejt tharjes totale. Shkak është bërë shkatërrimi I kanaleve vaditëse.

Banorët e zonës tregojnë vështirësitë me të cilat hasen për shkak të mungesës së ujit.

“Ne fshatarët me këto ushqehemi. Shteti të vërë dorë.”

“Nuk ka asnjë lloj perspektive për ujë këtu.”

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Mosvaditja ka shkaktuar një dëm të madh, prodhimi del me humbje.”

Fermerët thonë që vitin e ardhshëm tokën e tyre do ta lënë djerrë.

EMISIONET