PROCESI/ Bashkëjetuesja e Arben Merkurit përplaset me Plaurent Dervishajn në gjyq: E dije që burri yt ishte vr*sës me pagesë?

Në procesin ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut shoferit të ish deputetit Arjan Ndoj, dëshmitarja e cila u paraqit në gjykatë është bashkëjetuesja e Arben Merkurit, i vrarë në Maj të 2022-it.

DEKLARATAT NË GJYQ

Znj. Shyti: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri është bashkëjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të bashkëjetuesit. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth.

Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali.

Plaurent Derivshajn nuk e njoh. Ne s’dimë asgjë se si është vrarë.

Kam 15 vite që kam bashkëjetuar me Arben Merkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit, as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pasur një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë.

Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë! Dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha “Kanë vrarë babin”.

S’di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregull me dokumenta.

Plaurent Dervishaj: A ke marrë vesh çfarë është folur për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit shko vrit.

Znj.Shyti: Nuk është e vërtetë!

Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë?

Znj.Shyti: Nuk e kam parë!

EMISIONET