Probleme me sistemin, “One Albania” lë pa shërbim qindra qytetarë

Kompania telefonike ‘One Albania’ ka lënë qindra qytetarë pa iu ofruar shërbim,  pasi  sistemi  nuk funksiononte. 

Dhjetëra denoncime kanë mbërritur nga abonentët e ‘One Albania’ në TV Ora News.

Pas një vëzhgimi, rezultoi se sistemi nuk punonte, për më tepër punonjësit nuk  mund të jepnin informacion se  kur do të rikthehej.

Disa ditë më parë  Autoriteti i  Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka gjobitur me 100 milionë lekë kompaninë celulare “One Albania”.

Një ndër problematikat e konstatuara nga AKEP ka qenë ndërprerja e menjëhershme e sinjalit në rast se abonenti nuk paguante detyrimin mujor deri në datën 18-të të çdo muaji.

EMISIONET