SHQIPËRIA "NOTON" NË UJË/ Ambasada e SHBA apelon: Shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njofton se po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen në vend të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, situata nga përmbytjet është në përkeqësim, ndërsa disa zona të vendit ndodhen aktualisht nën urdhër evakuimi.

Gjithashtu, paralajmërohet se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e dendura të shiut mund të sjellin mbyllje të rrugëve, si pasojë e përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dheut.

Autoritetet amerikane u rekomandojnë shtetasve të tyre të shmangin udhëtimet e panevojshme në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë apo informacion shtesë, mund të informohen përmes kanaleve zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Njoftimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu:

EMISIONET