Prishtina "zien", “Sunny Hill” i Dua Lipës ikën e zhvendoset në Tiranë. Debati mbi 17 ha për shfrytëzim 99-vjeçar

Prishtina "zien", “Sunny Hill” i Dua Lipës ikën

Prishtina zien pasi festivali Sunny Hill zhvendoset në Tiranë. Vetë themeluesi dhe organizatori i këtij festivali njoftoi se eventi do të mbahej në gusht në Tiranë dhe se për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë, ka vendosur që organizimi të zhvendoset në Tiranë.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asambleistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” shkruante në letër Dukagjin Lipa.

Këtë vit, festivali ishte parashikuar që të mbahej nga 4 deri më 7 gusht në Prishtinë. Në të njëjtat data do të mbahet në Tiranë. 

17 ha 99 vjet

Përmes një reagimi Ministria e Administrimit të Pushtë etit Lokal Kosovthotë se nuk kishte anuluar por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungonin”

Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një parcele prej 17 hektarësh për 99 vite.

“Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas tyre lënda nuk ka qenë e kompletuar dhe konfrom ligjit kanë kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës  për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore”.

Më tej, MAPL thotë që kanë munguar disa dokumente esenciale në aplikacion.

Akuzat e Vetëvendosjes

Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i ka lënë faj krytarit të komunës, Përparim Rama, për dështimin e mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Sunny Hill”.

“Për shkak të mungesës së njohurive bazë të procedurave, refuzimit të bashkëpunimit dhe të ndihmës, si dhe qasjes arrogante dhe desktruktive të Kryetarit milioner, qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës po mbesin këtë vit pa këtë ngjarje të madhe kulturore”.

Paralajmerimi          

Alban Kastrati nga “Sunny Hill”, ka thënë se është paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me mundësinë e zhvendosjes së festivalit nga Prishtina në Tiranë.

“Po, e kemi paralajmëruar, na është thënë se do të na kthehet përgjigje, natyrisht MAPL nuk është përgjigj me vendim definitiv, nuk ka marr vendim, nevojitet guxim dhe veprim, nuk nevojitet diskutim, koha është kyqe”, është shprehur Kastrati në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka qenë më vonë i kyçur në diskutim, në momentin kur është kyçur në diskutim, ka kërkuar diskutime shtesë, mirëpo ditët janë esenciale për festivalin, ne nuk jemi kundër diskutimit me Kurtin, do të jemi të gatshëm të diskutojmë, por jo në kurriz të realizimit apo të dështimit të festivalit”, shtoi ai.

Nga ana e tij Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, tha ai përmes një postimi në Facebook.

Ministri akuzon Lipën për presion

Ministri i Kulturës, HajrullNeku, ka akuzuar themeluesin e Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, për presion mbi çështjen e lëshimit të lejes për pronë në Bërnicë të Poshtme.

Në një shkrim në Facebook, ministri Çeku ka thënë se MKRS-ja ia ka ofruar mbështetjen e nevojshme festivalit. Megjithatë, ai ka thënë se për çështjen e dhënies së territorit në shfrytëzim duhet kohë që të mos gabohet.

“Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka. Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv”, ka shkruar Çeku.

Ai e ka cilësuar të padrejtë edhe letrën e Lipës për krerët e shtetit e publikimin e shpejt të vendimit për zhvendosje.

“Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje. Ky lloj presioni nuk lë kohë të mjaftueshme për t'u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore”, ka shtuar ai.

Pacolli: Tirana hoqi barrikadat

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vlerëson se me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, Kosova ka humbur rastin të e vendoste në hartën botërore.

Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë. Ajo që ka ndodhur sot (për mua është një “Déjà vu”), në të vërtetë nuk duhej të ndodhte. Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barrikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”, ka shkruar Pacolli në Facebook

Tirana dhe 17 ha toke per 99 vite 

Ndërkohë në Tiranë veç postimeve entuziaste të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj nuk thuhet asnjë detaj për parcelën prej 17 hektarësh që organizatorët kërkojnë për shfrytëzim për 99 vite.

Nga ana tjeter disa media në Kosovë thonë se plani për zhvendosjen e festivalit mund të ketë nisur herët në qershor 2021 kur organizatori Dukagjin Lipa së bashku me bashkëshorten vizituan Tiranën dhe u takuan me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.  

Kjo duke marrë shkas nga një fotografi e postuar në rrjete sociale nga ky takim dhe ku shkruhej se diçka po gatuhej në Tiranë.

Prishtina "zien", “Sunny Hill” i Dua Lipës ikën

Fitimi sipas organizatoreve

Organizatori Dukagjin Lipa në letrën drejtuar institucioneve të Kosovës, ku kërkonte lejen për festivalin shkruante se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit (Kosovë), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës.

 

 

EMISIONET