Prishtina, destinacioni i fundit i Metës, Osmani: Shqipëria duhet të na mbështesë për anëtarësimin në KE

Në vizitën e fundit si president, Ilir Meta nga Prishtina ka shprehur keqardhjen që në 5 vite si president nuk ka bërë aq sa duhej për shtetin e Kosovës. Ndërkohë Gjykata Speciale ka përplasur edhe njëherë në distancë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Prishtina, destinacioni i fundit i Metës, Osmani: Shqipëria duhet

Ilir Meta zgjodhi Kosovën për të zhvilluar vizitën e fundit zyrtare si President. Në pritjen zyrtare nga homolgia kosovare Vjosa Osmani, Meta bëri edhe gjestin patriotik, simbolin e shqiponjës me dy krerë.

Të gjithë vëmendjen e konferencës për shtyp mes dy krerëve të shtetit e mori procesi gjyqësor i ish zyrtarëve të Kosovës në gjyqin e Hagës. Në përmbyllje të misionit të tij si President, Ilir Meta tregoi pishmanin e tij që nuk ka bërë aq sa duhet për Prishtinën zyrtare

Ilir Meta: E vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë edhe më shumë. u jap fjalën se nga dita e hënë 25 në mëngjes do të bëj shumë më tepër edhe për Kosovën. 

Por me një gjuhë diplotike u dha një një këshillë drejtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës se si ta forcojnë marrëdhënien mes dy popujve vëllezër dhe prezantimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Ilir Meta: Kemi një detyrë që të paktën njëra-tjetrës shpinën t’ia ruajmë në çdo sekondë.

Rezoluta kundër Dick Marty e miratuar me 125 vota nga parlamenti i Shqipërisë për Presidenten e Kosovës nuk ka asgjë të re, por ajo kërkon nga vendi ynë lobim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Vjosa OsmaniKuvendi shprehu atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot. Siç e dini Kposova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne po presiom ndihmën nga Republika e Shqipërisë.

Vjosa Osmani është përfshirë edhe në debatet politike të vendit tonë për akuzat mes Ramës dhe Berishës se cili nga këta ndikoj në çuarjen përpara dhomave speciale të hetimit të drejtuesve të UÇK-së. Edhe pse nuk përmendi emra, por duke nënkuptuar Kryeministrin Rama, Presidentja Osmani, u shpreh se Kosova nuk e harron se kush insistonte më shumë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Vjosa Osmani: Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh.

I mënjehershëm ka ardhur edhe reagimi i Ramës nga Pogradeci, duke mos e fshehur krizën ndërmjet tij dhe numrit një të shtetit të Kosovës, deklarata e së cilës i ka cilësuar dokrra.

Edi Rama: Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si non grata i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës. Sa për dokrrat e tjera turbo patriotike, që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme.

EMISIONET