PRISHJET NË THETH VIJOJNË! IKMT nuk pushon as të shtunën, fadromat shembin ndërtimet “pa leje”
Fadromat e IKMT nuk ndalen as këtë të shtunë në Theth, ku vijon shembja e objekteve të cilësuara si pa leje. Forcat e Sigurisë janë të pranishme në zonë, ndërsa tensionet mbeten të larta pas përplasjes së banorëve me policinë një ditë më parë. Pamjet e mëngjesit tregojnë një situatë më të qetë, por prania e policise se armatosur vijon të mbetet shqetësuese për komunitetin.
Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk po pushojnë as këtë të shtunë në Theth!
Pas një ditë të tensionuar të premten, eskavatorët vijuan me shembjen e objekteve të cilësuara pa leje në alpet shqiptare.
Në ndihmë të tyre në territor janë prezentë edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë të armatosura!
Këto janë pamjet e mëngjesit të së shtunës.
IKMT punoi deri në mesnatën e së premtes për të rinisur punën të shtunën, ku situata nga raportimet duket më e qetë.
Të premten banorët u përplasën me policinë dhe IKMT ndërsa ata hodhën edhe koktelje molotovi drejt një ure të fshatit.
Tensionet janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pas një aksioni të paralajmëruar fillimisht nga kryeministri Edi Rama.


