Primaret në PD, 6 nëntori afati i fundit, ja kur nis fushata elektorale

Primaret në PD, 6 nëntori afati i fundit, ja kur nis fushata

 

6 Nëntor do të jetë afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve për kandidatët që duan të hyjnë në garë në primaret e PD-së për zgjedhjet vendore 2023.

Deri tani për Tiranën janë tre kandidatura, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani dhe Belind Këlliçi.           

Primaret do të zhvullohen në 72 degët e Partisë Demokratike.

Në konferencën për median përfaqësuesit e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale thanë se degët e PD-së janë në rifreskimin e anëtarësisë.

Për të kandiduar ftohet kushdo që beson që ka mbështetje në elektoratin opozitar, por jo vetëm, mund të kandidojë sipas rregullave të caktuara.

Fushata nis zyrtarisht në momentin kur kryesia shpall zyrtarisht kandidaturat për primaret. Në atë moment nis fushata elektorale

EMISIONET