Prezantohej si zyrtar i lartë në rrjete sociale, 52-vjeçari kapet duke i marrë 70 mijë euro një biznesmeni

Në pesë muaj policia ka mundur të zbulojë 5 raste të mashtrimeve  dhe kërcënimeve ndaj bizneseve të mëdha me qëllim marrjen e shumave të parave që shkonin deri në 100 mijë euro.

Së fundmi përmes operacionit arkitekti është arrestuar një 52-vjeçari, Shpëtim Hida.

Sipas deklaratës së policisë, 52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash duke iu prezantuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. 

Ka qenë pronari i një kompanie të madhe në vend që ka paraqitur denoncimin në polici, e më tej krimi ekonomik ka realizuar dorëzimin e kontrolluar të shumës prej 70 mijë eurosh.

Pikërisht në këtë moment Hida është ndaluar duke iu deklaruar edhe masa e arrestit.

Në deklaratë forcat e rendit shtojnë se dyshohet se ai ka mashtruar edhe shtetas të tjerë.

Me të njëjten formë edhe në rastet e tjera, duke iu prezantuar si zyrtarë dhe me emra të politikanëve dhe zyrtarëve të njohur, mashtruesit u kanë kërkuar ryshfet biznesmenëve.

Pas zbulimit janë ndaluar deri më tani 11 persona.

Në të gjithë rastet ata kanë përdorur rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme për të shmangur përgjimin.

arrestim tirane biznesmen shpetim hida

EMISIONET