Prezantohej si polic që të bënte s*ks pa lek me eskortat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2024, 21:16

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një qytetar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe u zhvaste shuma parash nga vajzave që ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
I arrestuari linte takime me vajzat e luksit të njohura si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për t’i arrestuar. Më pas i kërkonte shuma parash për të mos i arrestuar.


