Presidenti rus Vladimir Putin “vjedh” logon e PD-së së Bashës

Presidenti rus Vladimir Putin “vjedh” logon e PD-së së

“Presidenti rus, Vladimir Putin ka vjedhur logon e Partisë Demokratike.”

Së paku kështu duket nga lajmet e publikuara nga disa medie në vend që shkruan se logoja ka ngjashmëri me atë të PD-së së Berishës.  

Në fakt, bëhet fjalë për Delovaya Rossiya një organizatë publike kombëtare biznesi në rusi që ka pikërisht këtë logo.

Për ta saktësuar loja është shumë e ngjashme, për të mos thënë identike me logon e PD-së, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Pas marrjes së PD-së nga Berisha “logo e Bashës” në PD ndryshoi sërish në logon klasike, e cila ka disa vija të shkëputa përgjatë simbolit blu.

Presidenti rus Vladimir Putin “vjedh” logon e PD-së së
Majtas: Logoja e PD-së me Bashën kryetar - Djathtas: Logoja e PD-së me Berishën kryetar

Po ashtu, është e pavërtetë se takimi i biznesit është zhvilluar sot, pasi fotot janë nga viti 2015 kur është mbajtur një takim forumi i 10-të i biznesit dhe kur ka folur presidenti Putin.

Një gjë e tillë vihet re edhe nga pamja fizike e Putinit, i cili është më i dobët, gjë e cila ka ndryshuar tashmë, si dhe nga vetë postimit e Kremlinit që mund të verifikohen këtu.

EMISIONET