Presidenti dënon dhunën ndaj gazetarit: E papranueshme në një shtet demokratik, të zbardhet ngjarja

Presidenti dënon dhunën ndaj gazetarit: E papranueshme në

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar me forcë dhunimin e gazetarit në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje.

"Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik".

Gazetari Elvis Hila, sëbashku me bashkëshorten e tij u dhunuan pasditen e sotme nga 2 persona, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim nga policia.Shkak është bërë një lajm i publikuar mesditën e kësaj të mërkure mbi një vendim gjykate.

Autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri kanë dhunuar edhe bashkëshorten e tij, Benereta Hila, e cila ishte në makinë së bashku me gazetarin në momentin kur ndodhi ngjarja.

elvis hila dhunohet gazetari bajram begaj

EMISIONET