Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfill, tymi toksik "mbulon" Elbasanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 09:46
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në landfillin e Elbasanit. Edhe pse në sipërfaqe flakët janë shuar, zjarri vazhdon në thellësinë e të gjithë sipërfaqes.
Shtëllunga të mëdha tymi dalin vetëm në pjesën perëndimore te saj.
Mësohet se mbi sipërfaqe janë hedhur të paktën 10.000 m3 dhera, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve në sipërfaqe.
Zjarri në landfill është tashmë në ditën e tij të tretë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve me grimcat e dëmshme që lëshpohen në ajër.

