Porti i ri i Durrësit/ Rama mezi pret 24 nëntorin, tu mbyllë gojën "të shiturve për rubla e urrejtësve profesionistë"

Porti i ri i Durrësit/ Rama mezi pret 24 nëntorin, tu mbyllë

Javën tjetër që do të kalojë në kuvend pr/ligji për marrëveshjen për portin e ri të Durrësit. Kryeministri duket që është i vendosur ta kalojë dhe mezi pret të vijë seanca e 24 nëntorit, ndërkohë që ‘kundërshtarët’ e projektit i etiketon si “llum” të mbllefosur me “injorancë dhe ligësi”

"Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Investimi më i madh i huaj në rajon,që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula ,ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh!" shkruan Rama në një postim në twitter.

Rama bën krahasim dhe me ligjin "Shqipëria 1 euro" 

"Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!

Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!" shkruan Rama.

Opozita ek a kundërshtuar gjatë gjithë kohës duke e konsideruar si një aferë tjetër korruptive të qeverisë, projekt ku mungon transparenca dhe që nuk nxjerr përfitime për ekonominë e vendit. Skeptikë dhe më shumë transparencë janë dhe shumë ekspertë të ekonomisë.

EMISIONET