Porti i Durrësit në Kuvend, PD letër Nikollës: Duam 10 min për çdo deputet, jo 3 min, çështje me rëndësi kombëtare

Porti i Durrësit në Kuvend, PD letër Nikollës: Duam 10 min

Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryetares së kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla lidhur me miratimin e marrëveshjes për Portin e ri të Durrësit.

PD në kërkesë shprehet se për diskutime janë përcaktuar vetëm 6 orë, ndërsa që çdo deputeti i bie jo më shumë se sa 2 minuta e 57 sekonda.

Aty thuhet se ky port është më i rëndësishmi i vendit dhe ka një rëndësi strategjike jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.

Në letër thuhet se koha e diskutimit për këtë çështje nuk mund të shkurtohet, por është e nevojshme një debat publik duke i lejuar çdo deputeti që të flasë për këtë çështje kombëtare.

Kështu PD kërkon që të hiqet ky kufizim kohor dhe së paku çdo deputet të flasë 10 minuta, ashtu sikurse e parashikon rregullorja e kuvendit.

Porti i Durrësit në Kuvend, PD letër Nikollës: Duam 10 min

Porti i Durrësit në Kuvend, PD letër Nikollës: Duam 10 min

EMISIONET