Porti i Durrësit, Berisha: Aferë mafioze e Edi Ramës, hiqni dorë nga ky superskandal. Nuk do ta gëzoni
Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për median duke denoncuar atë që e quan aferë të portit të Durrësit.
Berisha thotë se Rama po nxiton të miratojë aferën e portit të Durrësit pasi është "i kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 milionë eurove për incineratorëve".
Sali Berisha: "Edi Rama pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit. Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit” vijon Berisha në një deklaratë për median.
Berisha e quajti aferë mafioze dhe se Edi Rama dhe aksioneret e fshehtë duan të fshehin paratë në parajsa fiskale dhe u bën thirrje pronarëve fundorë të këtij investimi të heqin dorë pasi nuk do të gëzojnë pronën publike të shqiptarëve.
Sali Berisha: Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.
Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t'i respektojë."
Berisha akuzon Ramën se fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës dhe ka një paralajmërim
Sali Berisha: Shqiptarët duhet të paguajnë nga paratë e taksave të tyre ndërtimin e një porti të ri prej 2 miliardë eurosh në Porto Romano në mënyrë që Edi Rama me kompanitë offshore të Emarit apo stërEmarit të përvetësojë 1.5 mln metër katrorë porti dhe 90% të sipërfaqes së ndërtimit.
Unë dua tu them Edi Ramës dhe aksionerëve të fshehtë të kësaj kompanie. Përfunduesve fundorë se ju që veproni me një kryemafioz shqiptar jeni mafiozë dhe kurrë nuk do të gëzoni pasurinë publike të shqiptarëve në portin e Durrësit.
Hiqni dorë nga kjo aferë superskandal përveç këtyre porti i Durrësit është porti i një vendi të NATO-s dhe një vendi anëtar për në BE dhe ndryshimet e destinacionit të tij nuk mund të bëhen pa një miratim të NATO-s dhe BE-së por Edi Rama nuk njeh as normë e as kufi, por ëndërron veten multimiliarder dhe gjithçka bazuar në vjedhjen e pasurive publike shqiptare.