Pollo: Rama të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”, Serbia “Kali i Trojës” i Rusisë, përçan Ballkanin

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo u shpreh se Edi Rama duhet të tërhiqet nga nisma “Ballkani i Hapur”, ku janë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në një intervistë për  Ora News, u shpreh se një lëvizje e tillë do e ndihmonte Shqipërinë të mos ishte palë me Serbinë që sipas tij është “Kali i Trojës” i Rusisë në Ballkan.

Genc Pollo: Ajo që duhet të bëjë Rama është  duhet të dorëhiqet nga Ballkani i Hapur, nga kali i Trojës i Rusisë në Ballkan që është regjimi i Vuçiç-it, i ngjashëm me atë të Ramës. Tërheqja nga Ballkani i Hapur do e ndihmonte Shqipërinë që mos të bëhej palë në një kalë troje të një regjimi kërcënues për Europën dhe për Perëndimin. Ballkani i Hapur është përçarës se janë vetëm 3 shtete. Kosova nuk merr pjesë se ka arsye shumë të mira. Bosnja-Hercegovina dhe Mali i ZI kanë arsye që refuzojnë të marrin pjesë.

Sipas tij “Ballkani i Hapur” është një nismë që përçan Ballkanin pasi regjimi i Aleksandër Vuçiç është në rresht me Vladimir Putin.

Genc Pollo: Është një nismë që e përçan Ballkanin dhe një Ballkan që ka dalë 20 vite më parë nga luftëra të përgjakshme. E dëmton stabilitetin në Ballkan, e përçan Ballkanin. Për ekonominë shqiptare heqja e tarifave është e dëmshme. Regjimi i Vuçiç është në rresht me Putin, nuk pranon të adoptojë sanksionet e BE kundër Rusisë, dhe Edi Rama ëshjtë në shtrat politik me të për Ballkanin e Hapur.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET