Politika e shoqëria civile në debate për hartën territoriale, Kume propozon dy forma të bashkive dhe ndarjen me rajone

Një ditë më parë presidenti Bajram Begaj ka nisur bisedimet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Por na ndajnë vetëm 3 javë nga deklarimi i ditës së votimeve ndërkohë politika dhe shoqëria civile janë ende në debate për ndryshimin e hartës territoriale për efekt zgjedhor dhe organizimin e pushtetit vendor.

Ish kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka nje tjetër mendim për organizimin duke shtuar dy forma të bashkive por dhe ndarjen me rajone.

Kristaq Kume: Propozimi i paraqitur në Komisionin për Reformën Teritoriale Administrative në kuvendin  e Shqipërisë parashtron: Së pari pushteti vendor të organizohet në dy nivele, bashki dhe rajone. Bashkitë mund të përfshihen brenda tyre territore urbane dhe pjesërisht rurale ose bashki vetëm në territore rurale.

Shtimin e numrit të bashkive Kume e shikon të rëndësishme jo vetëm për shkak se është propozuar nga opozita por dhe prej përfitimit të qytetarëve.

Kristaq Kume: Nëse ka vullnet politik forcat dhe energjitë intelektuale për të bërë të tilla ndryshime nuk mungojnë.

Në kuvend Komisioni i Reformës Territoriale ende nuk i ka përfunduar punimet ndaj dhe Kume kërkon që të ketë një vullnet të plotë të politikës.

EMISIONET