Policia zbardh operacionin në Vlorë: 2 shtëpi bari, 2 të arrestuar, mes tyre edhe i sapoliruari nga burgu, Indrit Sadedini, u kap me makinë të blinduar dhe armë



Indrit Sadedini

Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme (19 shkurt) nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale.

Tre persona janë arrestuar, teksa u zbuluan 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” dhe armë pa leje. 

Mes të arrestuarve edhe një emër i njohur për uniformat blu. Ai është Indrit Sadedini, i cili prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër. 

Edhe më herët Sadedini ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme. Gjatë aksionit mësohet se ai i ka drejtuar armën policisë, por pa shkaktuar qitje dhe lëndime, teksa u neutralizua.

Policia zbardh operacionin në Vlorë: 2 shtëpi bari, 2 të

Gjate kontrollit nga forcat operacionale dhe RENEA në Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri.

Bëhet me dije se janë ndaluar 3 persona dhe janë gjetur dy banesa shtëpi bari, me llamba dhe pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre. Gjithashtu janë sekuestruar 780 bimë kanabis sativa, 482 të tjera në kubikë dhe mjete të tjera. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Eldion Çela, zbuloi detajet e aksionit në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

KUSH ESHTE INDRIT SADEDINI?

Indrit Sadedini, biznesmeni 33-vjeçar ne ate kohe, mbeti i plagosur rëndë 4 vite më parë nga një atentat në Vlorë, si pasojë e të cilit do të mbërrinte te spitali i Traumës në kryeqytet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi i humbi dhe te dyja këmbët nga shpërthimi i fuqishëm i tritolit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 19 Dhjetor 2021 në lagjen “10 korriku” shumë pranë Lungomares.

Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.

EMISIONET