Policia u zë pritë në Vorë, kapet makina me 3 klandestinë që ishte nisur drejt Kukësit

Policia u zë pritë në Vorë, kapet makina me 3

Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

Në kërkim u shpallën 2 bashkëpunëtorët e tij.

"Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 17 vjeç, banues në Morinë, Kukës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit G. M., 18 vjeç, banues në Kukës, me precedent të mëparshëm penal, dhe L. T.,  21 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim".

Policia thotë se këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Vorë, duke transportuar me një automjet 3 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Pas ndalimit të automjetit shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë drejtuesin e automjetit shtetasin A. S., së bashku me 3 emigrantët e paligjshëm.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit G. M. dhe L. T., të cilët duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen. Vijon puna për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 3 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET