Policia Rrugore bën namin gjatë fundjavës në Tiranë dhe Fier/ 15 të arrestuar dhe qindra gjoba në dy ditë

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Gjatë javës që lamë pas 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Ndërsa edhe policia Rrugore e Fierit ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

"Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 176 drejtues.
Janë ndëshkuar 378 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
19 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
989 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara", thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.








