Vendosën shezlonge dhe çadra pa leje në plazh, nën hetim 5 administratorë në Durrës
Zaptimi i hapësirave publike në plazhet shqiptare edhe këtë vit vijon të jetë problem.
Këto pamje vijnë nga porto Romano e Durrësit, ku persona të ndryshëm pa asnjë leje autoritetetsh kishin vendosur zaptimin e këtyre hapësirave.
Policia tha se procedoi penalisht 5 persona nga 24 deri në 46 vjeç.
Në video shihet edhe momenti i mbledhjes së shezlonëve dhe çadrve, ku 400 komplete u vunë nën sekuestro.
Porto Romano është një nga plazhet më të lakmaura të Durrësit.
Veç Durrësit denoncime për mungesën e plazheve publike dhe zaptimin e tyre ka pasur edhe në në qytetet e tjera të vendit.
Qeveria në shumë raste ka hartuar akte normative, ndërsa me qëllim lirimin e hapësirave publike janë bërë edhe dhjetëra aksione , por duket se ky fenomen vijon të jetë ende i përhapur.
