Kapet burri që terrorizoi banorët e "Kodrës së Prifti" i gjejnë shotgan e pistoleta sportive

Një 48 vjeçar ka qëlluar në ajër me me pistoletë sportive me fishekë manovër "duke terrorizuar banorët" informoi sot policia e Tiranës
Telefonata e banorëve të zonës bëri që Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë të ndërhyjnë dhe të ndalojnë autorin e dyshuar.
“Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: A. G., 48 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pistoleta sportive të llojeve dhe markave të ndryshme që përshtaten edhe si armë zjarri si dhe një shotgun me shënjestër optike, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 6 gëzhoja që ky shtetas kishte qëlluar me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

