Kishte 600 fara kanabisi me vete, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetën 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
"Në kuadër të operacionit policor të koduar "Stacioni" u arrestua O. Ç. 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" bëjnë me dije blutë e Vlorës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen "24 Maji", shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

